Florian Marku po tenton të bëjë karrierë në boks dhe deri më tani ka fituar 8 duele dhe ka barazuar në një. Kundërshtari i fundit me të cilin u përball ishte Rylan Charlton, të cilin e mposhti me KO teknik.
Trajnerët e britanikut hodhën peshqirin, pas grushteve që Marku i dha rivalit. Shqiptari nuk ngurron t;’u kthehet atyre që kanë qenë mosbesues rreth tij, teksa ka postuar një video në rrjetet sociale.
Janë pikërisht pamje nga dueli me Charlton, që Marku e dominoi dhe normalisht që komenti i boksierit shqiptar është pikant: “Florian Marku nuk mund të bëjë boks thanë…”. /abcnews.al