Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan do të zhvillojë këtë javë një vizitë zyrtare në Gjermani. Disa politikanë kryesorë të këtij vendi, përfshirë kancelaren Angela Merkel, refuzuan ftesën për të marrë pjesë në darkën e shtruar në nder të Erdogan. Organizator i këtij eventi, i cili mbahet të premten, është presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier. “Prania e kancelares në bankete të organizuara nga presidenti nuk është rregull”, konfirmoi kabineti i presidentit gjerman, duke bërë të ditur se Merkel nuk do të marrë pjesë në darkë. Në njoftim thuhet se Merkel “vetëm herë pas here” merr pjesë në ceremonitë në rezidencën presidenciale. Hera e fundit ishte gjatë vizitës së Mbretëreshës Elizabeth II në Berlin, në vitin 2015./abcnews.al
Steinmeier shtron darkë për Erdogan, Merkel nuk merr pjesë
schedule23:07 - 25 Shtator, 2018
schedule 23:07 - 25 Shtator, 2018