Një 46-vjeçar me iniciale S.A. ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme pasi u dërgua në spital me plagë të rënda. Sipas policisë 46-vjeçari është vetëplagosur me armë zjarri në rrugën “Josif Pashko” në Tiranë.
Uniformat blu njoftojnë se tashmë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë mbi vetëplagosjen me armë zjarri të një shtetasi ju bëjmë me dije se :
Sherbimet e Policisë kanë bërë identifikimin e shtetasit S. A., 46 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./mv.abcnews.al