Rruga dytësorë Tiranë-Durrës drejt degradimit, qytetarët: Është lënë në harresë

schedule18:14 - 7 Prill, 2021

schedule 18:14 - 7 Prill, 2021

Rruga dytësore Tiranë-Durrës për kilometra me radhë, ajo çfarë ofron janë vetëm gropa dhe pellgje të mëdha me ujë. Shumë drejtues automjetesh, u duhet të përballen çdo ditë me kaosin dhe trafikun e saj.

Nxitojnë të shprehin shqetësimin e përditshëm sapo shohin kamerën. Janë ankuar në disa institucione vendore por nuk kanë marrë përgjigje.

 “Kjo rrugë kam dërguar disa herë mesazhe Erion Veliajt por ky është turpi i Shqipërisë. Është e tmerrshme ishalla po rregullohet”, ka thënë një drejtues,

Rruga e dëmtuar është shkak dhe për aksidente siç tregon ky drejtues.

“Isha duke bërë një aksident më parë pasi një u fut keq në parakalim”, ka thënë një tjetër qytetar.

Për banorët që jetojnë në zonat pranë rrugës dytësore të autostradës Tiranë Durrës, shqetësimi është edhe më i madh. Thonë se me aq para sa kanë shpenzuar në trafik, mund ta kishin shtruar vetë rrugën.

Pak kilometra më tutje, situata është edhe më alarmante. Këtu ndodhet një kompani betoni, mjetet e së cilës kanë dëmtuar edhe më shumë këtë aks rrugor.

Në këtë rrugë që po shihni në pamje, ka 5 vite që është lënë në mëshirë të fatit. Edhe pse lëvizjet e automjeteve janë të shumta, qytetarët thonë se me kalimin e viteve ka ardhur vetëm duke u përkeqësuar.

Po në këtë rrugë dytësore, ndodhet edhe spitali COVID 4. Shpesh aty kalojnë edhe autoambulanca të cilat përballen me gropat por edhe me  trafikun e rënduar. E megjithëse vijon të mbetet në këtë gjendje të mjerueshme.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!