Tajvani akuzon Kinën për “diplomaci me vaksina”

schedule17:40 - 7 Prill, 2021

schedule 17:40 - 7 Prill, 2021

Tajvani ka akuzuar Pekinin për ofrim të vaksinave kineze kundër koronavirusit, për t’i bërë presion Paraguajit që të ndërpresë lidhjet me këtë ishull.

Ministri i Jashtëm tajvanez Joseph Wu ka pretenduar se Kina i ka premtuar Paraguajit miliona doza të vaksinave, vendit që është goditur rëndë nga pandemia.

Pekini e konsideron Tajvanin pjesë të Kinës dhe vlerëson se duhet të bashkohet me tokën kineze.

Kina ka mohuar se ka përdorur vaksinat për të bindur Paraguajin që të ndryshojë qëndrim.

Paraguaji është një prej pak shteteve që njohin territorin e Tajvanit si komb sovran.

Teksa ka bërë disa deklarata të mërkurën, Wu ka akuzuar Kinën për “diplomaci të vaksinave”.

“Qeveria kineze ka qenë shumë aktive në deklaratat se nëse Qeveria e Paraguajit ka gatishmëri për të shkëputur lidhjet me Tajvanin, ajo do të mund të marrë disa miliona doza të vaksinave nga Kina”, ka shtuar ai.

Wu ka thënë se presidenti i Paraguajit Mario Abdo Benítez është përballur me presion dhe se Tajvani u ka kërkuar shteteve tjera që të ndihmojnë me sigurim të vaksinave.

Muajin e kaluar Paraguaji ka thënë se ndërmjetësues jozyrtarë, të cilët kanë pretenduar se kanë qasje në vaksinat kineze, kanë ofruar marrëveshje.

Megjithatë, ministria e Jashtme e Paraguajit ka thënë se lidhjet e tyre me Kinën dhe qeverinë e saj nuk janë vërtetuar.

Ministria e Jashtme e Kinës pati mohuar atëbotë pretendimet, duke thënë se ato deklarata janë pjesë e “fushatës dezinformuese që buron në Tajvan”./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!