Rina Balaj publikoi pak javë më parë projektin më të ri që mban titullin “Bad Rosita”. Rosita konsiderohet si shoqja e reperes, e cila bie në dashuri me të por kjo e fundit nuk mund t’ja kthejë në të njëjtën mënyrë. Reagimet ishin të shumta ndaj kësaj kënge, por ka patur nga ata që janë shprehur se ka një ngjashmëri me këngën “Ti Amo” të Rihannës.
“Ti Amo” bëri bujë para shumë vitesh kur u publikua, pasi trajton të njëjtën temë ashtu sikurse dhe kënga e Rinës. Disa detaje të ngjashme vihen re gjithashtu dhe në disa pjesë të klipit, por lidhur me këto akuza ka reaguar vetë Rina për herë të parë. Repeja ka treguar se edhe pse ka ngjashmëri me këngën e Rihannës, “Bad Rosita” është një krijim komplet i saji dhe origjinal.
“Meqë ra fjala, lajmi i fundit: Kjo këngë është origjinale dhe e bërë nga unë. Po, po, po ka të njëjtën histori me Rihanna – Te Amo, por prapë nuk është e njëjta. Mjaft u përpoqët të gjeni ku e kam vjedhur, jeni qesharakë.”, thuhet në reagimin e Rinës. /abcnews.al