Mjeku shqiptar në Londër zbulon çfarë fshihet pas alarmit ndaj “AstraZeneca-s”: Luftë ekonomike dhe politike

schedule12:13 - 7 Prill, 2021

schedule 12:13 - 7 Prill, 2021

Sot, në orën 16.00 Agjencia Evropiane e Barnave do të japë një tjetër prononcim në lidhje me sigurinë e vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, rreth rasteve të trompozës. Ajo që po ndodh me këtë vaksinë, sipas mjekut shqiptar në Londër Adrian Fandi është një sulm ekonomik dhe politik së bashku.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Në një intervistë me Juli Xhokaxhi në ABC, mjeku i urgjencës Adrian Fandi thotë se vaksina është kthyer tashmë në një shënjestër, ndërsa thekson se rastet e trombozës pas marrjes së dozës janë të papërfillshme.

“AstraZeneca është bërë një target. Anglia i kishte blerë dozat më të mëdha. 15-17 milionë anglezë janë vaksinuar. Prej këtyre janë regjistruar 7 raste fatale, pasi e kanë marrë vaksinën.  Shumë e ulët nga ana e përqindjes.”

Fandi ngre shqetësimin për mënyrën sesi po raportohen rastet e trombozës në media, pasi sipas tij, ka pasur efekte të tilla anësore edhe pas bërjes së Pfizer, por për mediat kjo nuk ka pasur inters.

“Për Pfizer kemi statistika të brendshme. Në 40 vetë, personeli te puna ime, 7 u sëmurën me Covid-19. Është gjë normale. Pas 1 viti e morën Covid pasi u vaksinuan…Rast fatal nuk kemi pasur. Kemi pasur edhe trombozë pas Pfizer. Por asnjë gazetar nuk shkroi.”

Mjeku theksoi se këto efekte anësore mund të ekzistojnë, por ajo që ka rëndësi është numri thuajse i papërfillshëm. Ai solli si shembull rastin e kontraceptivëve që merren nga gratë, të cilët shkaktojnë trombozë në 5 për qind të rasteve.

“Duhet kuantifikuar numri i të sëmurëve. Varet si e pasqyron statistikën. Kjo është një luftë ekonomike e mbështetur nga një luftë politike.” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!