Basha: Do anulojmë tenderat dhe koncesionet e paligjshme

schedule23:15 - 24 Shtator, 2018

schedule 23:15 - 24 Shtator, 2018

Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili, tha se çdo tender apo koncesion i paligjshëm do të anulohet. Basha sqaroi sërish platformën e paraqitur nga PD për ligjin antimafia. Duke iu përgjigjur  akuzave nga qeveria për kohën kur ishte kryetar i bashkisë së Tiranës, Basha tha se nuk ka dhënë asnjë tender të drejtpërdrejtë.

Në lidhje me propozimin e PD për vetingun në politikë, Basha sqaroi se politikanët nuk do të bëjnë vetingun e vetvetes. Sipas  tij, sikundër vetingu i drejtësisë, edhe Vetingu i politikanëve, do të bëhet nga profesionistë të përcaktuar me ligj. Por sërish Basha nuk saktësoi profilin e këtyre njerëzve që do të vetojnë politikanët. Basha deklaroi se Rama është kunder vetingut në politikë.

Duke folur për debatin mjaft të fortë për Teatrin Kombëtar, Lulzim Basha e cilësoi ligjin për ndërtimin e Teatrit akt antikushtetues dhe antiligjor. Basha bëri dhe një paralajmërim: “Kush i vë buldozerin Teatrit Kombëtar, të presë buldozerin në shtëpinë e tij” – u shpreh kreu demokrat. /abcnews.al