Andrea Pirlo, trajneri i Juventusit, ka dalë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Napolin. Tekniku ka folur për takimin që presidenti Agnelli ka pasur me Max Allegrin, sikurse edhe për emra të përveçëm në skuadër dhe të ardhmen e tij. Sigurisht në fokus ishte edhe dueli me Napolin, që është shumë i rëndësishëm për Juventusin.
TAKIMI I PRESIDENTIT ME ALLEGRIN – “Nuk kam asnjë qëndrim. Vetë presidenti Agnelli më ka thënë se do të ketë një takim me Allegrin. Ata janë miq. Veç futbollit, miqësia mbetet. Është njëlloj sikur unë të darkoja me Paolo Maldinin dhe të nesërmen të dilte lajmi se ai më do mua si trajner të Milanit. Përveç futbollit, ka edhe miqësi. Këto janë gjëra normale.
Flas përditë më të dhe gjithmonë ia themi njeri-tjetrit gjërat që ndodhin. Isha i vetëdijshëm për takimin dhe besimin e tij. Më takon mua t’ua provoj të gjithëve se mund të jem trajner sezonin e ardhshëm. Këtë vit kanë ndodhur shumë gjëra që do të më ndihmojnë të rritem dhe nga këtu do të rinisim përsëri.”.
NDESHJA – “Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për klasifikimin. Napoli po kalon një moment të mirë. Ne duam të luajmë ndeshjen tonë dhe të përpiqemi të marrim pikët. Pres një ndeshje të hapur dhe shpresoj të jetë një ndeshje e shkëlqyeshme.
Jam gjithmonë në kontakt me ekipin. Më pëlqen të flas me ta në fillim dhe në fund të stërvitjes. Ndjej besim të madh. Futbollistët më ndjekin, ata duan të hakmerren dhe janë të parët që trishtohen për situatën”.
DYBALA DHE MORATA – “Paulo është mirë, është stërvitur me grupin dhe ka nisur të godasë topin. Ai është në dispozicionin tim dhe shpresoj ta kem gati për lojë nesër. Normal ai nuk ka 90 minuta në këmbë, por ta kemi në dispozicion për ne do të thotë shumë në këtë moment.
Morata nuk ka shënuar prej disa ndeshjes, por ne nuk jemi shumë të shqetësuar. Ai është i rëndësishëm për ne edhe për ndërtimin e aksioneve sulmuese”, është shprehur mes të tjerash trajneri Pirlo në prag të ndeshjes kundër Napolit në shtëpi. /abcnews.al