Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përmbytjet në Indonezi, shkon në 157 numri i viktimave

schedule07:52 - 6 Prill, 2021

schedule 07:52 - 6 Prill, 2021

Rritet numri i personave që kanë humbur jetën në Indonezi dhe Timorin Lindor, si pasojë e ciklonit tropikal “Seroja”i cili shkaktoi shira të rrëmbyeshëm, rrëshqitje dheu  si edhe përmbytje.

Deri tani raportohet për të paktën 157 viktima.

Lajmi u njoftua nga qendra Indonezian për Menaxhimin e Katastrofës. Ekipet e shpëtimit ndodhen në terren për të ndihmuar personat që kanë mbetur të bllokuar.

Ndërkohë shirat e rrëmbyeshëm nga cikloni tropikal Seroja bënë që rreth 1,000 persona të shpërnguleshin në vende strehimi në Azinë Juglindore.

Numri i personave të lënduar është në rritje , ndërsa nënkryetari i zonës Thomas Ola Longaday tha se ekipet e shpëtimit po përpiqen të ndihmojnë të plagosurit si edhe të evakuojnë qytetarët në zona që nuk janë të rrezikuara.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!