Në kryeqytetin e Kosovës gjatë ditës së sotme moti është shoqëruar me erëra të forta. Si pasojë e tyre, në Prishtinë janë parë objekte të ndryshme të rrëzuara në rrugë.
Era e fuqishme në lagjen Dardania ka rrëzuar një lis. Dhe në një kioskë era ka rrëzuar frigoriferët e pijeve. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, u ka bërë thirrje qytetarëve që në këto momente të mos dalin jashtë për shkak të erërave të forta, si dhe të shtojnë kujdesin nëse janë të detyruar të dalin në ambjente të hapura. Erërat e forta që fryjnë prej më shumë se një ore kanë shkaktuar dëme material por nuk raportohet për të lënduar.
Shpend Ahmeti me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, ndër të tjera ka vendosur dhe dy numra kontakti për çdo rast urgjence./abcnews.al