Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Objektivi dhe rroga e majme, Tottenham në dilemë për të ardhmen e  Mourinho

schedule20:17 - 5 Prill, 2021

schedule 20:17 - 5 Prill, 2021

Kualifikimi në kompeticionet evropiane për sezonin e ardhshëm është një objektiv që Tottenham duhet ta arrijë me çdo kusht. Skuadra e Jose Mourinhos renditet në vend të pestë të Premier League, dy pikë larg zonës Champions League.

Objektiv mese i arritshëm, por shumë klube të forta si Chelsea apo Liverpool po luftojnë për të njëjtin objektiv. Kritikat ndaj Jose Mourinhos janë shtuar kohët e fundit, por presidenti i Spurs duhet të mendohet mirë përpara se të vendosë shkarkimin.

“Special One” ka kontratë me klubin londinez deri në verën e vitit 2023. Edhe pse përflitet se përfiton 15 milion paund në sezon, Sportsmail thekson se trajneri portugez përfiton një shumë rreth 10 milion paund në sezon.

Nëse Tottenham nuk ia del të sigurojë kualifikimin në Evropë, me Champions League dëshira e madhe, Levy mund të shkarkojë trajnerin, të cilit do i duhet t’i paguante minimalisht 20 milion paund, shumë tepër e madhe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!