Tjetër lojtar i kombëtares italiane pozitiv me COVID, e pëson portieri sard

schedule19:37 - 5 Prill, 2021

schedule 19:37 - 5 Prill, 2021

Një tjetër lojtar që ishte pjesë e kombëtares italiane në tre ndeshjet e muajit mars, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ai është Alessio Cragno, portieri i Cagliarit.

Klubi sard e ka monitoruar me kujdes gjendjen e “gardianit” 26-vjeçar, i cili kreu tamponin ditën e djeshme. Testi ka rezultuar pozitiv dhe Cragno ka nisur menjëherë karantinën.

Kujtojmë që pozitivë në ditët e fundit kanë dalë edhe emra si Leonardo Bonucci i Juventusit, dyshja e PSG-së: Marco Verratti dhe Alessandro Florenzi, dhe Vincenzo Griffo i Freiburg. /abcnews.al