Rafa Benitez ka një eksperiencë shumë të madhe në pankinë. Trajneri spanjoll qëndron pushim prej 23 janarit, datë kur i dha fund aventurës së tij me kinezët e Dalian.
60-vjeçari ka folur për Marca rreth të ardhmes së tij dhe dëshirave që ka. “Kam marrë më shumë se një ofertë në muajin e fundit, por nuk më pëlqeu projekti, nuk ishte as momenti i duhur për t’u rikthyer.
Kisha shumë nevoja të kaloja kohën me familjen time. Dua një klub ambicioz, që lufton për fitimin e trofeve. Prioriteti im mbetet Premier League.
Eksperienca e mia me Liverpool, Chelsea dhe Newcastle kanë qenë të mbushura me kënaqësi. Familja ime jeton në Angli dhe mbetet kampionati më i kompletuar në çdo aspekt“, deklaroi Benitez. /abcnews.al