Mbrojtësi i Real Madrid, Raphael Varane, është rikthyer të flasë për karrierën e tij pikërish para duelit me Liverpool në Champions League. Në një intervistë për UEFA, kampioni i botës me Francën flet për mënyrën se si e ka përballuar presionin e lartë që ka mbi veten, madje që kur ka qenë fëmijë. Gjithashtu, qendërmbrojtësi foli edhe për sekretin se si ai qëndron i motivuar, pasi ka disa vite që luan në nivele shumë të larta.
“Për mua presioni është si një shok. Është një forcë që më shyn përpara. Mendoj se presioni duhet t’iu motivojë, pasi vraponi më shpejt kur keni frikë. Mua më pëlqejnë shumë sfidat. Sa më e vështirë të jetë ajo, aq më shumë e shijoj atë. Sa më pak të besosh tek unë, aq më i motivuar jam. Kjo është mënyra ime e të menduarit dhe kjo është ajo që më ka ndihmuar të arrij në nivelin e lartë ku po qëndroj prej vitesh”, deklaron francezi.

“Ambicia? Mund të them se është diçka e lindur dhe e natyrshme, por që më pas zhvillohet falë asaj që përjetoni. Në rastin tim sfida ishte të mundja vëllain tim dhe për t’ia kaluar atij. Ka patur presion mbi mua për të fituar që kur kam qenë fëmijë dhe kështu do të jetë deri në fund të jetës sime. Sekreti? Sigurisht që ka ulje e ngritje, por kur je në kulmin tënd duhet të kujtosh momentet e tua të vështira. Sa më i madh të jetë presioni, aq më i madh është edhe eksitimi më pas. Është si një shpërthim lumturie”, përfundon Varane. /abcnews.al

