Manchester United ia doli të fitojë 2-1 përballë Brighton në “Old Trafford”, duke siguruar suksesin e tretë radhazi në kampionat. Ndeshja nisi keq për djemtë e Ole Gunnar Solskjaer, të cilët e panë veten në avantazh në minutën e 13-të.
Danny Welbeck realizoi me kokë pas një kros të ardhur nga krahu i djathtë, gjeti golin e “ish”-it dhe kaloi skuadrën mike në avantazh. Kaq për pjesën e parë, teksa 15 minutat e pushimit i bënë mirë “Djajve të Kuq”.
Man Utd complete the second half comeback ? #MUNBHA pic.twitter.com/hPHPdQYKRy
— Premier League (@premierleague) April 4, 2021
Markush Rashford tundi rrjetën kundërshtare pas një ore lojë. Asist i Bruno Fernandes (i 11-ti këtë sezon në Premier League) dhe finalizim i sulmuesit anglez. United shtoi intensitetin e sulmeve dhe gjeti golin e fitores shtatë minuta përpara fundit.
Ishte Mason Greenwood autori i golit. Talenti 19-vjeçar realizoi me kokë, duke gjetur golin e dytë sezonal në Premier. Fitorja e sotme e ka ngjitur United në kuotën e 60 pikëve, 14 më pak se City kryesues që ka luajtur një ndeshje më shumë. /abcnews.al