Liverpool siguron fitoren e dytë radhazi në kampionat dhe rikthehet të triumfojë në Londër përballë Arsenalit pas plot pesë viteve. Kampionët në fuqi triumfuan 0-3 falë dygolëshit të Diogo Jota dhe rrjetës së Momo Salah në pjesën e dytë të ndeshjes.
Sulmuesi portugez është rikthyer në formën e tij më të mirë. 24-vjeçari zhbllokoi ndeshjen në minutën e 64-t. Kros perfekt i Alexander-Arnold nga krahu i djathtë dhe finalizim me kokë i lojtari luzitan.
Katër minuta më vonë erdhi edhe dyfishimi. Momo Salah veproi bukur në krahun e djathtë dhe ia doli të mposhtë gjermanin Leno. Tetë minuta përpara fundit, Jota realizoi një tjetër gol, i teti sezona me Liverpool në kampionat.
18 gola dhe kreu i renditjes së golashënuesve më të mirë të Premier League për yllin egjiptin, ndërsa Liverpool ndodhet dy pikë larg zonës Champions. Ekipi i Klopp luan të martën në Madrid duelin e parë çerekfinal të Champions kundër Realit. /abcnews.al


