Vllaznia nuk ia doli të thyejë Partizanin në “Loro Boriçi”, sfidë që përfundoi në barazim 0-0. Trajneri i ekipit shkodran, Thomas Brdaric foli për Supersport rreth ndeshjes, duke analizuar përballjen e fortë, që nuk prodhoi asnjë gol.
“Në lojë u futëm për fitore, si gjithmonë. Në pjesën e parë e patëm të vështirë prej erës, Partizani pati më shumë raste. Në pjesën e dytë u favorizuam, ishim më mirë dhe skuadra luajti mirë.
Ne besojmë gjithmonë te lojtarët tanë, por ishte e vështirë kundër Partizanit. Patëm disa raste, por jo gjithmonë konkretizohen rastet e krijuara. Të vazhdojmë përpara.
Sa e vështirë ishte të merrnim një rezultat pozitiv? Nuk jam dakord që Partizani ishte më mirë në pjesën e parë, kishin favorin e erës. Pjesa e dytë ishte më e barabartë. Patën edhe ata rastet e veta, por nuk ishin superiore.
Gurishta është një lojtar i mirë për ne, por nuk dua të flas për ata që nuk luajtën, na mungoi edhe Imami. Lojtarët që luajtën sot bënë detyrën e vet“, përfundoi trajneri i kuqebluve. /abcnews.al