VIDEO/ Fitojnë Atalanta, Napoli dhe Lazio: Gara për Champions “zjarr” në Itali

schedule17:05 - 3 Prill, 2021

schedule 17:05 - 3 Prill, 2021

Fitojnë Atalanta, Lazio dhe Napoli, teksa mbyllet në barazim 2-2 dueli Sassuolo-Roma. Feston edhe Hellas Verona pas fitores në Cagliari, ndërsa sfidat Benevento-Parma dhe Genoa-Fiorentina mbyllen pa fitues.

 

Rezultatet e ndeshjeve

Atalanta triumfoi 3-2 në Bergamo përballë Udineses, duke siguruar tre pikë me vlera. Luis Muriel realizoi dy herë në pjesën e parë, teksa shënoi edhe Duvan Zapata në fraksionin e dytë. Pereyra dhe Stryger Larsen ishin autorët e golave të Udineses.

Fitorja e sotme e ka ngjitur Atalantën në vend të tretë me 58 pikë, vetëm dy më pak se Milani. Berat Gjimshiti e nisi ndeshjen nga stoli dhe u fut në fushë në fillimin e pjesës së dytë.

Spektakolare sfida e luajtur në “Diego Armando Maradona” mes Napolit dhe Crotones. Skuadra e Gattusos fitoi 4-3 mes shumë vështirësive. Insigne, Osimhen, Mertens dhe Di Lorenzo, ndërsa nigeriani Simy realizoi një tregolësh për Crotonen.

Elsied Hysaj dhe Amir Rrahmani e ndoqën sfidën nga stoli për Napolin, që renditet në vend të katërt me 56 pikë. Lazio iu fal një penalltie të Felipe Caicedo dy minuta përpara fundit, për të thyer 2-1 në “Olimpico” Spezian e Ardian Ismajlit (qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në stol).

Më parë kishin shënuar Lazzari për bardhekaltrit dhe Verde për skuadrën udhëtuese. Lazio e mbylli ndeshjen me nëntë lojtarë pas daljes me kartonë të kuq të Lazzarit dhe argjentinasit Correa. 52 pikë për djemtë e Inzaghit, të cilët ndodhen katër pikë larg zonës Champions. /abcnews.al