Thomas Tuchel pësoi humbjen e parë në stolin e Chelsea pas 14 rezultateve pozitive radhazi. WBA triumfoi 2-5 në “Stamford Bridge”, edhe prej faktit që vendasit luajtën me një lojtar më pak për rreth një orë lojë (Thiago Silva u ndëshkua me karton të kuq).
Sfida e fazës së parë përfundoi në barazim 3-3. Tetë gola të pësuar këtë sezon nga WBA për Chelsean, diçka që nuk ndodhte prej vitesh. Hera e fundit që “Blutë e Londrës” kishin pësuar kaq shumë gola nga një kundërshtar në dy ndeshje kampionat, ka ndodhur në sezonin 1989-1990.
8 – West Brom’s eight goals against Chelsea in the Premier League this season is the most the Blues have shipped against an opponent in a single top-flight campaign since conceding nine against Liverpool in 1989-90. Gluttons. #CHEWBA
— OptaJoe (@OptaJoe) April 3, 2021
Ishte Liverpool që i realizonte plot 9 gola Chelsea në dy takimet e luajtura 31 vite më parë. Ndërkohë, WBA renditet në vend të parafundit dhe sot mori tre pikë shprese. 25 gola ka shënuar ekipi i Allardyce këtë sezon, prej të cilëve 9 kundër Chelsea, ndryshe 32% të golave sezonalë të shënuar në Premier. /abcnews.al
19th placed West Brom have scored 32% of their Premier League goals this season against Chelsea. pic.twitter.com/7SFrSWFwdj
— ESPN FC (@ESPNFC) April 3, 2021