Besimtarët Katolik dhe Ortodoksë në të gjithë botën kremtojnë këtë muaj festën e Pashkëve. Edhe festimet janë nga më të ndryshmet.
Nisur nga traditat e llojeve të ndryshme, më kryesorja është dekorimi i vezëve. Një nga shtetet që ka një traditë të hershme dhe të larmishme të dekorimit të vezëve është edhe Hungaria.
Mjeshtërja e mirënjohur e artit, Tunde Csuhaj ka më shumë se 30 vite që e përdor vezën si një material për të punuar.
‘’Vezët janë simbol i festës së Pashkëve. Të punuarit në një vezë kerkon tepër kohë dhe durim, ndaj unë nuk mund të bëjë më shumë së 100 të tilla në vit. Vezët e patës janë me të përshtatshme për tu bërë, pasi ato kanë një sipërfaqe të madhe, një guaskë të fortë dhe vërtet të mirë. Pjesa e bardhë është e lehtë të vizatohet dhe të ngjyroset. Por unë kohët e fundit po merrem dhe me pikturimin e vezëve të strucit’’, tha ajo.
Tunde asnjëherë nuk i nënshkruan vezët që pikturon pasi të gjithë e dini që ato janë të krijuara prej saj, pasi dhe stili të cilin ajo përdor është tepër i veçantë./abcnews.al