“Kur Kane u stërvit me ekipin e parë Gomes tallej, shihni ku është tani”

schedule11:20 - 3 Prill, 2021

schedule 11:20 - 3 Prill, 2021

Futbolli është një sport i vështirë dhe kërkon punë pafund për të arritur të lësh gjurmë në fushë. Kjo vlen më shumë për lojtarët, që nuk kanë ndonjë aftësi të veçantë, por e duan shumë futbollin. Harry Kane falë punës së tij ka arritur të shndërrohet në një nga më të mirët.

Këtë e tregon edhe ish-shoku i tij i skuadrës, Rafael Van Der Vaart. Mesfushori kujton stërvitjen e parë të Kane me skuadrën e parë të Spurs. Ai tregon edhe mendimin e Heurelho Gomes, portier i Tottenham në atë periudhë.

“Kur Kane erdhi për herë të parë për t’u stërvitur me ne në ekipin e parë, ai ishte vetëm 18 vjeç dhe ju betohem, Gomes, portieri ynë në atë kohë tha: ‘Ai nuk mund të bëjë asnjë dreq gjëje’. Tani ju e shihni të gjithë atë. Ai është qendërsulmuesi më i mirë në Botës, pas Lewandowskit”, u shpreh ish-mesfushori. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!