Video-krijuesi në Youtube, James Charles, ka pranuar se u ka dërguar mesazhe ngacmuese dy djemve 16-vjeçarë.
“I kuptoj plotësisht veprimet e mia dhe si janë të gabueshme”, ka thënë blogeri 21-vjeçar në një video të postuar në kanalin e tij në Youtube.
Sipas BBC, akuzat kundër Charlesit filluan në rrjetet sociale në fillim të këtij viti. Në shkurt, ai ishte akuzuar nga një adoleshent të cilën Charles e mohoi, duke thënë se ai flirtoi pasi besonte se ishte 18-vjeç.
Më vonë, Charles ka kërkuar falje publike ndaj djemve dhe ka thënë se do të do të bëjë një pauzë nga rrjetet sociale./abcnews.al