E moshuara vdiq pasi bëri vaksinën kineze, mjeku në ABC: Shenjat dhe dyshimet, duhet autopsi

schedule20:08 - 2 Prill, 2021

schedule 20:08 - 2 Prill, 2021

Një 74-vjeçare ndërroi jetë dy ditë më parë në Berat 10 orë pasi kishte bërë vaksinën kineze “Sinovaks”. Mjeku infeksionist Gent Stroni i ftuar në Radarin Informativ në ABC u shpreh se nëse rasti do të lidhej me vaksinën do të kishte së pari alergji.

Në radhë të parë shyqyr që kemi vaksinat. Komplikacionet, tani ne marrim cdo lloj preparati në trup, që hyn në rastin e vaksinës për të rritur antitrupat, etj, pra ne fusim në trup preparate me qëllim pozitiv.

Edhe një paracetomol që mund të marrësh mund të ketë një sjellje anësore. Efektet anësore duhet të jenë minimaliste, në të kundërt nuk ka pse të dalë në qarkullim ky preparat. E para duhet të jetë që të mos dëmtojë.

Nëse do të kishte një “shock anafilaktik” do të dukej në reagimin e parë. Nëse do të kishte reagim të mëvonshëm do të kishte shenja klinike, kruarja, elementët në lëkurë, alergji” tha ai.

Bashkëshorti i Donika Babunjës nuk lejoi që të bëhet autopsia për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, por e moshuara sipas mjekes ishte ankuar për dhimbje të barkut dhe të vjella.

Por mjeku tha se “Reaksioni alergjik nuk jep të tilla shenja. Në radhë të parë duhet të japë ça shenja në lëkurë. Atëherë cfarë ka qenë? Duhet bërë një autopsi minimalisht. Po një 74 vjeçar a mund të ketë një situatë të tillë edhe nga natyra? Shenjat janë”.

Por, a mund ta përjashtojmë si dyshim se mund të ketë ardhur nga vaksina pa pasur një dokument? “Jo. Por nuk më shkon si logjikë. Duhet parë dhe hulumtuar, minimalisht një autopsi” tha mjeku Stroni./ db/ Abcnews.al