Holanda ka ndaluar përdorimin e AstraZeneca për grupmoshën nën 60-vjeç.
Lajmi u njoftua nga Ministria e Shëndetësisë pas raportimeve të disa rasteve të trombozës pas marrjes së vaksinës, shkruajnë mediat e huaja.
Ndërsa vendimi erdhi tri ditë pasi edhe autoritetet gjermane pezulluan përdorimin e AstraZeneca për personat nën 60-vjeç
Ndërkohë rreth 10,000 takime të planifikuara për të marrë vaksinën do të anulohen për shkak të këtij vendimi të fundit të marrë nga autoritetet.
/abcnews.al/