“Imami u nxitua”, Brdaric: Të japim gjithçka, Partizani kompakt dhe me eksperiencë

schedule13:38 - 2 Prill, 2021

schedule 13:38 - 2 Prill, 2021

Shorti vuri Vllazninë përballë Laçit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Ndeshja teke do të zhvillohet më 14 prill në Shkodër, teksa nesër rikthehet kampionati. Kryesuesit e Vllaznisë presin Partizanin në “Loro Boriçi”, përballje që nis prej orës 16:00 dhe rreth së cilës flet trajneri Thomas Brdaric në prononcimin për mediat.

DUELI – “Ne punojmë çdo herë me qëllim. Duam të përballemi nesër me Partizanin se është ndeshje e madhe dhe jemi të përqendruar këtë javë se të kaluarën nuk kishim ndeshje. Këtë javë kemi punuar shumë mirë dhe nesër është një ndeshje kërkuese”.

SEZONI – “Ishte një rrugëtim i gjatë se kampionati nisi me vonesë, ishte përgatitje e gjatë dhe ishte shumë e vështirë që të nisnim këtë aktivitet. Por kemi bërë një turne të mirë deri në fazën e tretë dhe në të patëm disa vështirësi, por e kaluam dhe u kthyem të fortë pas këtyre ndeshjeve ku nuk treguam rezultate të mira, u përmirësuam dhe tani jemi kthyer”.

SKUADRA – “Ne jemi një skuadër e re, jemi konkurrues këtë vit, është proces që të çosh të gjithë lojtarët në nivele të larta. Për mua nuk ka rëndësi kush luan në formacionin titullar, të gjithë duhet të tregojnë që e duan vendin. Normalisht që disa humbasin ndeshje për shkak kartonësh e dëmtimesh. Fatmirësisht nuk kemi pasur shumë dëmtime, nesër është një ndeshje në procesin tonë dhe do të hedhim në fushë 11 lojtarë që janë të motivuar. Do të jetë Kruja në vend të Gurishtës dhe jam i sigurt se do të luajë e do ta zëvendësojë shumë mirë”.

SITUATA – “Imami u kthye shumë shpejt në fushë dhe ai është përsëri i dëmtuar, sepse nuk ishte në 100% kur u kthye. Ai nuk do të luajë nesër. Është mëkat, sepse ndjejmë mungesën e tij. Mendoj se ka nevojë për pak më shumë kohë të kthehet, por do e rikuperojmë mungesën me lojtarë të tjerë”.

PARTIZANI – “Për mua nuk është i rëndësishëm bilanci ndaj Partizanit. Për mua është një ekip në majë të kampionatit dhe duhet ta marrim seriozisht. Duhet të japim maksimumin që të fitojmë, sepse është një skuadër me shumë eksperiencë, ka trajnerin me shumë eksperiencë dhe lojtarë që në të kaluarën kanë arritur rezultate. Kanë stil të mirë kompakt loje. Duhet të tregojmë një paraqitje të mirë dhe që jemi në gjendje të fitojmë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!