Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur sot Kukësin për të zhvilluar takimet e tij elektorale. Para demokratëve kuksianë, Basha deklaroi se ky qytet është lënë në harresë nga qeveria për tetë vite.
Kryedemokrati theksoi se kuksianët janë përbuzur nga qeveria, por sipas tij do të marrë përgjigjen e merituar më 25 prilll.
Lexo edhe: Basha para kuksianëve në Kalimash: Shikojeni dhe 3 javë këtë tra, do ta heqim
“Mirë se ju gjej në Kukësin e bujarisë, në Kukësin e fisnikërisë, në Kukësin që do ti prijë ndryshimit të fitores. Për 8 vjet qeveria e ka shkelur Kukësin me këmbë, ju kanë shkatërruar ekonomitë, ju kanë nëpërkëmbur. I kanë bërë hesapet gabim. Ora e llogarisë po vjen, 25 prilli është ndryshimi. Gjithmonë e kam ndjerë zemrën kuksiane, optimizmin dhe shpresën për të mos u dorëzuar kurrë. Thërrisni bijtë tuaj nga emigracioni ora e ndryshimit po vjen. Ndryshim do të thotë mirëqënie, paga dinjitoze që mund të vijnë vetëm nga një ekonomi që funksionon. Shumë shpejt do të marrë fund diskriminim. Do ta kthejmë Kukësin në një qendër të arsimit. Ju falënderoj që kurrë nuk u dorëzuat. Tetë vite dështime, 8 vite diskriminim, poshtërim, varfëri, mos e harroni më 25 prill asnjë votë për atë që poshtëroi Kukësin dhe kuksianët,” tha Basha. g.v/abcnews.al