Selim Çekaj u arrestua dje nga policia pas kapjes së 49 kilogram kokainë në kontejnerin me banane që vinte nga Ekudori. Kontejneri ishte porosi e Çekajt dhe do të mbërrinte në magazinën e tij “Ecoalmax” në Maminas.
Selim Çekaj është babai i Arbër Çëkajt, i cili gjithashtu është në qeli për kapjen e 613 kg kokainë në kontejnerin me banane që vinte nga Kolumbia në vitin 2018.
Kështu familja Çekaj është rikthyer edhe njëherë në vëmendje për mënyrën e trafikimit të drograve të forta nga vendet e Amerikës Latine, përmes kontejnerëve me banane.
Siç raporton gazetari Leonidha Musaj policia e Durrësit po verifikon komunikimet e administratorit të arrestuar, Çekajt nëse ka pasur takime apo komunikime me persona te dyshimtë që mund të kenë lidhje me porosinë e lendës narkotike.
Ndërkaq, para grupit hetimor Selim Çekaj e ka mohuar të ketë lidhje me kokainën dhe është shprehur se porosia e tij ishin vetëm bananet. g.v/abcnews.al