Plazhi i Durrësit nuk është braktisur nga pushuesit. Në bregdet ka ende qytetarë nga Kosova të cilët preferojnë të pushojnë në shtator të favorizuar edhe nga temperaturat e larta.
Ata që kanë më pak angazhime shijojnë detin. Plazhi i Durrësit nuk është braktisur ende nga pushuesit. Qytetarët e ardhur kryesisht nga Kosova mbeten frekuentuesit më të rregullt.
Pushuesi 1: “Shumë bukur, me njerëz, me plazh, me të gjitha. Është e treta herë që po vij.”
Pushuesi 2: “Pushimi është fantazi. Unë prej vitit 2000 kam ardhë çdo verë.”
Pasi kanë pushuar në plazhet e tjera të Adriatikut gjatë verës, vjeshtën preferojnë ta kalojnë në Durrës.
Pushuesi 3: “U bënë 20 vjet që vijmë në shtator. Kemi qenë 2 javë në Velipojë, tani këtu 1 javë. ”
Në këtë periudhë plazhistët gjejnë më shumë hapësirë në plazh, qetësi dhe oferta më të lira.
Pushuesi 4: “Komplet me klimë edhe me të gjitha janë paraqitur siç e duam ne.”
Pushuesi 5: “Unë vij që prej 3-4 viteve në këtë kohë dhe është shumë mirë.”
Me të njëjtin numër pushuesish, plazhi i Durrësit pritet të përballet për aq kohë sa vapa të zgjasë./abcnews.al