Shakaja e 1 prillit në Portugali, zyrtarizohet huazimi i Cristiano Ronaldos

schedule20:13 - 1 Prill, 2021

schedule 20:13 - 1 Prill, 2021

1 Prilli si zakonisht sjell lajme të tilla, të pabesueshme, lojëra. CD Santa Clara ka bërë njoftim zyrtar dhe shakaja e tyre ka në qendër të vëmendjes Cristiano Ronaldon.

Klubi që garon në elitën e kampionatit portugez shkruan se CR7 ka kaluar në skuadrën e tyre në huazim nga Juventusi dhe do të rrijë në një shtëpi me lojtarin e Santa Clara, Ukra.

“Zyrtare: CR7 rrugës për në Accores. I nxitur nga dëshira për të ndarë vendpushimin me yllin tonë, Ukra, Cristiano është drejt CD Santa Clara në huazim nga Juventusi deri në fund të sezonit. Sulmuesi arrin sot dhe do të qëndrojë në shtëpinë e Ukra”, shkruan klubi portugez. /abcnews.al