Migrena vjen pa paralajmëruar dhe është e vështirë ta heqësh qafe. Nëse vuani shpesh nga dhimbjet e kokës, e dini sa e vështirë mund të jetë. Sigurisht ju mund të merrni pilula për të qetësuar dhimbjet, por këto janë për një efekt të përkohshëm. Por ka diçka tjetër që mund të bëni; të ndryshoni dietën tuaj. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë ushqimet që duhet të hani çdo ditë për të luftuar migrenën.
1. Avokado
Avokadot janë të pasur me antioksidantë si luteina dhe zeaksantina, që mund të largojë dhimbjet e forta të e kokës.
2. Fiqtë
Sipas ekspertëve, fiqtë përmbajnë kalium i cili ndihmon në uljen e inflamacionit dhe mbajtjen larg të dhimbjes së kokës, informon abcnews.al.
3. Salmoni
Plot me acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë B-2, konsumimi i salmonit parandalon trombocitet tuaja të grumbullohen, një proces i cili është përgjegjës për dhimbjet e shpeshta të kokës. Gjithashtu ul inflamacionin dhe ju ndihmon të luftoni migrenën.
4. Patatet e ëmbla
Patatet e ëmbla nuk janë vetëm të shijshme, por gjithashtu ju ndihmojnë të luftoni migrenën, sepse janë të pasura me vitaminë C, vitaminë B1 dhe kalium, informon abcnews.al.
5. Shalqiri dhe karota
Konsumi i ushqimeve të pasura me ujë si shalqiri, karota, kastraveci dhe selinoja, ndihmojnë në hidratimin e trupit. Siç e dini, dehidratimi është një nga shkaqet kryesore të dhimbjeve të kokës.
5. Kuinoa dhe lakra jeshile
Përveç të gjitha përfitimeve të tjera shëndetësore, kuinoa dhe lakra jeshile gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e migrenës. Kuinoa përmban riboflavinë, magnez dhe hekur, ndërsa lakra jeshile ka omega-3 dhe fibra, duke dhënë një mbrojte kundër migrenës, informon abcnews.al.
6. Kosi
Sipas studimeve, riboflavina, një pjesë e vitaminës B, është efektive kundër migrenës dhe kos e ka këtë element. Shtoni kos në dietën tuaj ditore nëse vuani shpesh nga sulme të migrenës.
7. Lëngu i limonit
Lëngu i limonit përmban sasi të larta të vitaminës C dhe është i njohur për përfitimet e tij shëndetësore dhe luftimin kundër migrenës. Kurdoherë që vuani nga dhimbja e fortë e kokës, pak lëng limoni me ujë dhe dy lugë çaji kripë janë zgjidhja. Ju, si me magji, do të ndiheni më mirë./e.b-abcnews.al