“Qeveria dështoi me votën e emigrantëve”, Majko-PD-së: Gëzuar ditën e gënjeshtrave, refuzuat ta votonit

schedule15:29 - 1 Prill, 2021

schedule 15:29 - 1 Prill, 2021

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebbok” i është përgjigjur deklaratës së Patisë Demokratike për zotimin se kjo e fundit do të realizojë votën elektronike pas dështimit nga ana e qeverisë.

Lexo edhe: PD thirrje emigrantëve që të vijnë në Shqipëri për të votuar: Do të realizojmë votën elektronike

Majko shprehet Partia Demokratike ka zgjedhur pikërisht 1 prillin,”Ditën e Gënjeshtrave” për një deklaratë të tillë, duke e konsideruar një gënjeshtër të kësaj force politike.

Statusi:

Partia Demokratike zgjodhi datën 1 PRILL për të akuzuar me deklaratë qeveria “ka dështuar me votën e emigrantëve”.

Që në muajin janar të këtij viti, përfaqësuesit e opozitës në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve refuzojnë të kalojnë aktet nënligjore për votën e shtetasve jashtë vendit (jo votën e emigrantëve”) Me gjithë premtimet se do “studionin” projektet e shkruajtura në bashkëpunim edhe me përfaqësuesit e organizatave në diasporën shqiptare, patën paturpësinë të kishin si përgjigje heshtjen refuzuese!

Gëzuar ditën e gënjeshtrave! Votoni ndryshimin dhe bleni librin “Misioni im”! URIME!

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!