“Aguero ka punuar për ta sjellë Cityn këtu, dridhem prej golit të tij ndaj QPR”

schedule11:56 - 1 Prill, 2021

schedule 11:56 - 1 Prill, 2021

Sergio Aguero në fund të sezonit do të lërë Manchester Cityn pas plot 10 vitesh. Pas zyrtarizimit të largimit të tij shumë figura e lojtarë të klubit kanë reaguar për ikjen e tij, teksa i radhës është mesfushori më në formë i momentit Ilkay Gundogan.

Turko-gjermani shprehet se Sergio Aguero ka dhënë shumë për të sjellë Cityn në fuqinë që është sot dhe kujton atë gol të shënuar më 13 maj 2012 ndaj QPR në minutën e fundit të shtesës së ndeshjes së fundit të sezonit, që i dha titullin Cityt pas 44 vitesh, duke ia rrëmbyer United.

 

“Mendoj se Aguero ka kontribuar shumë për pozitat në të cilat ndodhet Manshester City tani. Ne i jemi mirënjohës. Është vendosur që ai të largohet në fund të sezonit, por Kun është një njeri i mrekullueshëm dhe askush nuk do e harrojë atë gol legjendar. Kur e mendoj atë gol, unë ende dridhem”, tregon Gundogan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!