Xhafaj: Mes një polici të aftë e të korruptuar zgjedh policin e paaftë me dinjitet

schedule21:12 - 21 Shtator, 2018

schedule 21:12 - 21 Shtator, 2018

“Mes një polici të aftë dhe të korruptuar dhe një të paafti dhe të pakorruptuar unë zgjedh këtë të dytin”. Kështu i është përgjigjur Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, pyetjes së Mustafa Nanos në emisionin “Provokacija” nëse e shqetësojnë policët e pazotë, apo ata të korruptuar.

Nano: Policia është proces vetingu. Ju shqetësojnë policët e pazotë apo policët e korruptuar?

Xhafaj: Policët e korruptuar. Absolutisht. Midis një polici shumë të aftë dhe të korruptuar dhe një më pak të aftë dhe të ndershëm unë zgjedh këtë të dytin. Dhe e kam bërë këtë zgjedhje sot që flas.

Nano: A jeni i sigurtë që kjo është më mirë?

Xhafaj: Absolutisht që jam i sigurtë. Jam i sigurtë sepse mungesa e integritetit të policit është e dëmshme për efiçencën e vetë policisë, për aftësinë në kryerjen e misionit të saj për raportin që policia ka me qytetarin dhe raportin që ka me krimin dhe besueshmërinë që ka me qytetarin.

Nano: Kuptoj, por një polici të paaftë kriminelët e tërheqin për hunde.

Xhafaj: Unë nuk thashë një polici të paaftë, por thashë mes këtyre, një të aftë dhe të paaftë unë do të zgjidhja këtë që është i pakorruptuar. Mes këtyre unë do të eleminoja policin e korruptuar.

Nano: Në fund të procesit të vetingut në polici prisni të krijohet ndonjë zbrazëti e madhe, ndonjë vrimë e zezë?

Xhafaj: Jo, për shkak të numrit të madh të policisë, e dyta një pjesë e vogël e tyre kanë mundësi të implikohet, kurse pjesa më e madhe nuk kanë mundësi të implikohen në afera kriminale.

Nano: Nga 1 deri 10 çfarë note do t’i vinit Policisë?

Xhafaj: E vështirë se janë me fusha, janë me sektorë. Policia rrugore, kriminale e rendit, kufitare. Janë fusha të ndryshme që mund të japësh vlerësime të ndryshme.

Nano: Cili është departamenti më i mirë?

Xhafaj: Nga efiçenca është rendi dhe polica rrugore, por ajo që kam pritshmëri të larta është policia kriminale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!