Reja: Edhe unë doja goleadë, Broja vuan në ndeshje të tilla! Tre pikët të rëndësishme

schedule23:08 - 31 Mars, 2021

schedule 23:08 - 31 Mars, 2021

Shqipëria triumfoi kundër San Marinos me rezultatin 2-0 dhe pas ndeshjes foli edhe trajneri Edy Reja. Italiani, në emisionin “Kuq e Zi” në Supersport, tha: “Kishim për detyrë të fitonim, patëm shumë raste. Donim të fitonim 4 ose 5-0.

E rëndësishme është që morëm tre pikët. Ndjehet edhe lodhja, pasi kemi luajtur 3 ndeshje shpejt. Provuam disa lëvizje vertikale me Uzunin dhe Roshin, krijuam hapësira dhe shënuam”.

“Shumë muskuj në mesfushë? Nuk ishte problemi në mesfushë, nuk bëmë lëvizjet e duhura në sulm në pjesën e parë. Ata u përpoqën, por nuk kishte finalizim. Ishim ndryshe në pjesën e dytë dhe shënuam. Në këto lloj ndeshjesh duhet të luash më shumë në krah, ndoshta duhet luajtur me dy në qendër”.

“E ekzagjeruar me tre mbrojtës dhe dy mesfushorë me tipare mbrojtëse? Luajtëm me tre, por Hysaj dhe Lenjani ishin të impenjuar në sulm. Doni tre apo katër mbrapa… (qesh). Doja të luaja me 4-4-2, me Lenjanin përpara. Të dy krijuan shumë nga krahët, e alternojnë shumë mirë fazën mbrojtëse dhe sulmuese”.

“Broja ndryshe në kombëtare? Shpresoja të bënte më mirë, por është lojtarë që do hapësira. E ka të vështirë të luajë në zona të ngushta”, shtoi Reja, të cilit iu kujtua edhe problemi me krosimet e ulëta.

Italiani u përgjigj kështu: “Nuk jam i kënaqur me pjesën e parë, bëmë pak gjuajtje në portë. Në të dytën ndryshuam, derisa nxorëm edhe golin. Kur gjejmë skuadra që tërhiqen shumë vuajmë dhe më bën të mendoj edhe për skema të tjera. Edhe mua do të më pëlqente të luajmë ndryshe, të shënojmë më shumë gola. Nuk ia dolëm dot”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!