Cuadrado: Pirlo i shkëlqyer, nuk ka asnjë faj. CR7? Nuk e besova kur erdhi

schedule18:38 - 31 Mars, 2021

schedule 18:38 - 31 Mars, 2021

Juventusi guxoi t’i besonte pankinën Andrea Pirlos verën e kaluar. Një bast i bardhezinjve, duke konsideruar faktin që ish-mesfushori i madh italian nuk kishte provuar më parë një aventurë si trajner.

Rezultatet deri tani nuk janë aspak pozitive. Pirlo ka nevojë për kohë, ndërsa tifozët nuk durojnë dot dhe presin trofe. “Zonja” zhgënjeu sërish në Champions League, duke u eliminuar nga Porto në raundin e 1/8-ve.

Titulli i dhjetë radhazi është një mision i vështirë (Interi ndodhet 10 pikë larg) dhe Superkupa e Italisë e fituar ndaj Napolit nuk mjafton. Bardhezinjtë kanë dalë edhe në finalen e Kupës së Italisë përballë Atalantës, por kritikat ndaj trajnerit janë të mëdha.

Në mbrojtje të Pirlos ka dalë Juan Cuadrado. Lojtari kolumbian vlerëson punën e 41-vjeçarit në prononcimin e fundit, aty ku flet edhe rreth derbit ndaj Torinos (3 prill) dhe Cristiano Ronaldos.

Pirlo po bën një punë të shkëlqyer. Nuk është e thjeshtë të vish në një klub të madh dhe të përballesh me shumë lojtarë të rinj. Ai nuk ka asnjë faj, jemi ne lojtarët që zbresim në fushë. Kemi humbur shumë pikë rrugës.

Duhet të mos kemi frikë në derbin ndaj Torinos. Po e përgatisim mirë ndeshjen, shpresojmë të fitojmë. CR7? Nuk e besova kur erdhi te Juventusi, jam i lumtur që është pjesë e jona. Nuk ishte aspak problem t’i liroja numrin 7.

Synojmë të fitojmë ndeshjet e mbetura dhe të sigurojmë kualifikimin në Champions League. Duam të fitojmë edhe Kupën e Italisë, që merr rëndësi pas eliminimit nga Champions League“, deklaroi Cuadrado. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!