TIRANË- Shqipëria ka siguruar një tjetër sasi të madhe vaksinash nga AstraZeneca. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama duke thënë se janë siguruar plotë 50 mijë doza të tjera të vaksinës AstraZeneca kundër Covid-19.
Sipas Ramës kjo sasi dozash është një marrëveshje e re dhe nuk ka të bëjë me marrëveshjet e derimëtanishme që janë lidhur me këtë kompani.
“Sapo kemi siguruar 50 mijë vaksina të tjera Astrazeneca jashtë marrëveshjeve të deritanishme#ShqipëriaBuzëqesh” shkruan Rama.
Shqipëria po merr aktualisht sasi vaksinash nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza, AstraZeneca. Ndërkohë ka marrë 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V. Po ashtu në vendin tonë kanë ardhur edhe 192 mijë dozave të vaksinës kineze. Është planifikuar që nga COVAX të përfitojë 141 mijë e 600 doza të vaksinës së AstraZeneca nga COVAX.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë kryer rreth 120,000 vaksinime. Nga fillimi i procesit të vaksinimit janë kryer rreth mbi 65 mijë vaksinime për të moshuarit, 33 mijë vaksinime për personelin shëndetësor dhe stafet mbështetëse dhe rreth 22 mijë vaksinime për arsimtarët.
Deri tani kanë mbërritur në Shqipëri 282,520 vaksina anti Covid. Ndërsa Qeveria ka si synim që deri në fund të qershorit të ketë vaksinuar 500 mijë qytetarë. E.L/abcnews.al/