Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Brataj tregon zonat më të prekura nga COVID: Është rritur përhapja e rasteve në fshatra

schedule14:52 - 31 Mars, 2021

schedule 14:52 - 31 Mars, 2021

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj deklaroi se Tirana vijon të mbetet një nga qytetet me përhapjen më të madhe të COVID. Ai u shpreh se është vënë re rrija e rastece në bashkitë dhe fshatrat e vogla. Brataj u bëri apel qytetarëve të respektojnë masat pasi beteja me COVID akoma nuk ka mbaruar.

“Qendra e Urgjencës Mjekësore tregon qëndrueshmëri të thirrjeve, 1700 thirrje në 24 orë. Janë ulur vizitat në banesë. Jemi aty te 400 në këto momente. Nga 223 që ishte fillimi I Marsit, tani jemi poshtë numrit 100. Kryeson Tirana, Fieri, Vlora, Durrësi, Elbasani, Korça, Shkodra, Gjirokastra, Lesha,  Kukësi dhe Peshkopia.

Janë kryer që nga 1 Shkurti 11 mijë vizita.  Ajo që kemi vënë re është fakti që përhapja në bashki dhe fshatrat e vogla është rritur. Do të kërkonim qytetarëve të respektojnë masat dhe nuk ka mbaruar akoma beteja”, u shpreh Brataj./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!