Në Himarë ka filluar realizimi i projektit për rikualifikimin urban. Nëpërmjet kësaj ndërhyrje, synohet rivlerësimi i kësaj qendre me vlerat e së shkuarës të sjella në standardet europiane. Projekti synon shfrytëzimin maksimal të potencialeve turistike të kësaj zone dhe përmirëson cilësinë e jetës së banorëve të Himarës. Për realizimin e tij do të prishen disa godina, pronarët e të cilave që kanë vertetim pronësie do të kompensohen në vlerën e plotë të tyre. Por kundërshtitë e banorëve kthyen Himarën sërish në vëmendje të opinionit publik dhe jo vetëm atij shqiptar. Arsyet e situatës së kriijuar i përcjell materiali i zgjeruar i përgatitur nga gazetarja Bruna Çifligu./ABC News
https://youtu.be/elifh4IqTck