Lajm i keq në shtëpinë e Juventusit, mbrojtësi infektohet me Covid-19

schedule10:38 - 31 Mars, 2021

schedule 10:38 - 31 Mars, 2021

Merih Demiral ka dalë pozitiv për koronavirus. Mbrojtësi i Turqisë është grumbulluar me kombëtaren e tij, por nuk luajti në ndeshjen e djeshme me Letoninë për shkak se ishte i dëmtuar, por edhe se është infektuar me Covid-19.

Mësohet se ai është infektuar rreth një javë më parë, teksa lajmi njoftohet sot nga mediet italiane. Mbrojtësi ka vetëm disa simptoma minimale dhe gjendja e tij paraqitet e stabilizuar, pa komplikacione problematike.

 

Ai do të kthehet në Torino nesër me ndihmën e një aeroplani privat. Më pas ai do vendoset në një dhomë të hotelit të Juventusit, ku mjekët do kenë mundësinë të ndjekin me kujdes shëndetin e tij. Demiral është lojtari i 10 i infektuar i Juventusit që nga nisja e pandemisë. /abcnews.al