Ekspertiza mban peng hetimet për zjarrin në magazinën ku humbi jetën 32 vjeçari Arjan Sala

schedule10:58 - 31 Mars, 2021

schedule 10:58 - 31 Mars, 2021

Prokuroria e Tiranës vijon hetimet për zjarrin që një javë më parë shkrumboi magazinën e një qendre tregtare, që ndodhet në zonën e kthesës së Kamzës ku humbi jetën Arjan Sala 32 vjeç.

Burime për abcneëw.al nga institucioni i akuzës bëjnë me dije se për të verifikuar shkakun e vërtetë të zjarrit, pjesë e grupit të hetimit është bërë edhe një inxhinier elektrik i pavarur.

Ky i fundit do të behët pjesë e hetimeve me qëllim për të përcaktuar shkakun e vërtetë të zjarrit që shkrumboi magazinën.

Kjo pasi nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një neon i vjetër në magazinën e qendrës tregtare. Gjithashtu sipas burime janë duke u kryer verifikime edhe nëse janë respektuar rregullat në për mbrojtjen në punë, kjo pasi në këtë ngjarje humbi jetën edhe Arjan Sala.

Edhe pse sot shënohet një javë nga ngjarja tragjike, hetuesit ende nuk kanë një konkluzion që përcakton shkaktarin e rënies së zjarrit.

Mësohet se hetuesit janë duke  pritur përgjigjen ekspertizave që janë mbledhur si prova në vendin e ngjarjes./abcnews.al