25-vjeçarja Ana Dyrmishi, e cila mbeti e plagosur rëndë nga zjarri që përfshiu një hotel në Vlorë mëngjesin e 16 gushtit, pritet të transferohet në Turqi për mjekim më të specializuar.
Sipas burimeve nga QSUT, e reja ndodhet prej së dielës në Reanimacionin Qendror, në gjendje të rëndë shëndetësore, me djegie në mbi 85% të sipërfaqes së trupit.
Transferimi për trajtim të specializuar në Turqi është kërkuar nga familjarët e 25-vjeçares.
Aktualisht, ajo vijon të marrë trajtim intensiv në QSUT, ndërsa po ndiqen procedurat për transferimin e saj jashtë vendit.


