Masive në Shqipëri, por sa është realisht efektiviteti i vaksinës kineze “Sinovac” kundër koronavirusit

schedule09:47 - 1 Prill, 2021

schedule 09:47 - 1 Prill, 2021

Vaksina CoronaVac, e zhvilluar nga kompania kineze Sinovac, që po administrohet edhe në Shqipëri, është njoftuar të ketë një shkallë efektiviteti me 50.38% në Brazil.

Në deklaratën e bërë së fundmi nga Instituti Buhtantan, partner i prodhimit dhe hulumtimit të Sinovac, raportoi efektivitetin e vaksinës me 78% në raste të lehta, duke e përshkruar këtë normë si “efikasitet klinik”, informon abcnews.al

Për shkak të presionit për transparencë në publik, Instituti përdori termin “aktivitet i përgjithshëm” në shifrat e njoftuara së fundmi.

Instituti i Bhutantan shtyu publikimin e rezultateve të provës tre herë për shkak të klauzolës së konfidencialitetit në kontratën e nënshkruar me Sinovac.

Në Indonezi, efikasiteti i CoronaVac u njoftua të jetë me 65.3%. Ndërsa në Turqi, sipas rezultateve provizore të testeve u raportua me 91.25%, informon abcnews.al.

Anëtari i Komitetit Shkencor Prof. Dr. Serhat alnal deklaroi më 25 dhjetor se, efikasiteti i përgjithshëm i vaksinës u llogarit si 91.25% dhe se ata presin që kjo normë të rritet më tej në ditët në vijim./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!