Roshi ia del të rikuperohet, një mbrojtës shqetëson trajnerin Reja

schedule22:59 - 30 Mars, 2021

schedule 22:59 - 30 Mars, 2021

Shqipëria përballet nesër me San Marinon dhe synimi janë tre pikët. Kuqezinjtë zbresin në fushë prej orës 20:45, ndërkohë që trajneri Edy Reja nuk do të ketë disa futbollistë në dispozicion.

Marash Kumbulla është larguar pas ndeshjes me Andorrën për shkak dëmtimi, kurse Klaus Gjasula është i pezulluar me kartonë të verdhë dhe është kthyer në Gjermani. Nedim Bajrami nuk mori dot “OK”-in nga FIFA dhe pret të debutojë në duelet e radhës.

Ai nuk ka udhëtuar me skuadrën në San Marino. Në seancën e sotme stërvitore ka shfaqur probleme Ardian Ismajli, sikurse edhe Florian Kamberi që ka ndjekur përgatitjet e ekipit nga tribuna. Ka edhe lajme të mira, pasi Odise Roshi e ka kaluar dëmtimin dhe trajneri Reja mund ta përdorë kundër San Marinos. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!