Shumë zëra në merkato gjatë këtyre ditëve. Në Francë raportojnë se nga PSG do të largohet këtë verë gjermani Julian Draxler. Mesfushorit nuk i është ofruar rinovimi dhe ikën me parametra zero. I lirë ka ikur edhe Sergio Agiero nga Manchester City.
Sulmuesin argjentinas po tenton ta afrojë Barcelona. Që tani ka zëra se bisedimet mes palëve kanë nisur, pasi presidenti Laporta e do Agueron për të bindur Leo Messin që të rinovojë me katalanasit, pasi kontrata i përfundon më 30 qershor.
Barcelona ndërkohë ka prenotuar qendërmbrojtësin Eric Garcia, të cilin gjithashtu e merr nga Manchester City. I riu rikthehet në Spanjë me parametra zero dhe pritet të nënshkruajë një kontratë deri në qershor të vitit 2025.
Katalanasit kanë nisur lëvizjet edhe për një lojtar tjetër, këtë herë pjesë e skuadrës aktuale. Drejtuesit duan të bindin francezin Ousmane Dembele për të nënshkruar një kontratë të re, pasi pas tij janë vënë disa klube të mëdha që e duan pjesë të tyre. /abcnews.al