Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Albumi “Posteri shqiptar” përmban 250 ilustrime posterash nga 1900-1990

schedule16:25 - 30 Mars, 2021

schedule 16:25 - 30 Mars, 2021

Posteri i propagandës vitet e fundit ka fituar një vëmendje të shtuar tek koleksionistët botërorë.

Ky trend nuk i ka shpëtuar as studiuesit të artit pamor, Rubens Shima.

Historinë një shekullore të imazhit të propagandës e  ka përmbledhur në një libër- album.

“Në këtë libër kam përdorur rreth 250 imazhe ilustruese”, shprehet ai.

Pavarësisht se fokusi kryesor në këtë studim është posteri i propagandës gjatë regjimit diktatorial, i cili mbështjell edhe ballinën e tij, historiku i  këtij zhaneri pikturik është më i hershëm.

“Imazhi është i njëjtë sepse nuk i interseonte imazhi, por çfarë përcjell posteri tek ai që e sheh.

Efikasiteti është parimi bazë mbi të cilin ndërtohen këto imazhe.

“Nëse do të analizojmë posterin e propagandës duke thirrur mjete estetike gjykoj që mund të jemi në udhë të mbarë. Posteri në vetvete gjykohet mbi një princip bazë, efikasiteti”, tha ai.

Në fillim të shekullit të XX vjen riimagjinimi i figurës së Skënderbeut.

Por autori veçon pikturën e Picasos në një poster të vitit 50.

Përgjatë periudhës së monarkisë krahas imazhit të autorizuar , shfaqen edhe shenja të një kulture perëndimore dhe bulëza të posterit komercial.

Posteri përgjatë fashizmit krijon edhe konstruksionet e para propagandistike  si ushtari fashist.

E veçanta  e imazhit te vitit 1943- 1944 është anti-bolshevizmi.

Ndërsa periudha më e gjatë është posteri i propagandës gjatë regjimit diktatorial, ku forca e imazhit përqendrohet te krijimi i shtetit të ri.

Pjesa më e madhe e imazheve prezantohen për herë të parë janë pjesë e koleksionistëve privat dhe disa prej tyre ruhen në Bibliotekën Kombëtare dhe Arkivin e Shtetit.

Pas pandemisë  Rubens Shima  mendon t’i prezantojë në një ekspozitë .

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!