Pekini miraton reformën e sistemit zgjedhor: Vetëm patriotë në parlament

schedule15:26 - 30 Mars, 2021

schedule 15:26 - 30 Mars, 2021

Kina miratoi reformën kontroverse të sistemit elektoral të Hong Kong duke i dhënë pushtetin e vetos Pekinit, për zgjedhjen e kandidatëve me qëllimin që të ketë vetëm patriotë në drejtimin e qytetit.

Miratimi i reformës u konfirmua nga agjencia e lajmeve Xinhua, në fund të mbledhjes së komitetit të përhershëm të kongresit kombëtar të popullit, samiti i organit legjislativ të parlamentit kinez, dhe modifikimi i sistemit elektoral është zgjatur në dy urdhra të ndryshëm të firmosur nga presidenti kinez Xi Jinping.

Modifikimet e sistemit elektoral, të miratuara, kanë të bëjnë me mënyrën e përzgjedhjes së kreut të ekzekutivit të Hong Kong, autoriteti më i lartë i qytetit, mënyrën e formimit të këshillit legjislativ, mini parlamenti dhe procedurat e tij të votimit. Sipas delegatit të vetëm të Hong Kong në komitet, plani i reformës së sistemit elektoral u miratua në mënyrë unanime nga të gjithë 167 anëtarët e këtij organi.

Ligji i ri parashikon që në komisionin elektoral, i cili zgjedh kreun e ekzekutivit, të garantohet mundësia që të zgjidhen 40 anëtarë të këshillit legjislativ, miniparlamentin e Hong Kong, që shton nga 70 në 90 numrin e anëtareve të tij. Dhe në të njëjtën kohë redukton ndjeshëm nga 35 në 20 numrin e parlamentarëve të zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ndërsa anëtarët e zgjedhur nga kolegjet elektorale të korporatave, pro Pekinit, do të jenë një e treta e këshillit legjislativ, me 30 poste.

Komisioni elektoral me 1200 anëtarë, do të ketë dhe 300 më shumë, dhe këta pro Pekinit, duke përforcuar dhe më shumë kampin pro Kinës. 117 vendet e komisionit elektoral që i jepeshin këshillave të distrikteve, në duart e grupeve pro demokracisë – janë eliminuar.

Mbetet për t’u qartësuar numri i anëtarëve të komisionit që do të zgjedhë kandidatët për në parlament apo në komisionin elektoral, në mënyrë që të sigurohen që ata të mos jenë një kërcënim për sigurinë kombëtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!