Italia do të vendosë karantinën e detyrueshme pesë ditë për këdo udhëtar nga vendet e BE. Vendimi u bë i ditur sot nga Ministria e Shëndetësisë në vend.
Udhëtarët duhet të jenë testuar për Covid-19 përpara se të largohen nga vendi dhe të bëjnë një provë tjetër pas përfundimit të periudhës së karantinës.
Masa të ngjashme tashmë zbatohen për të udhëtuar në vendet jashtë Bashkimit Europian. Ende nuk dihet se për sa kohë do të mbesin në fuqi kufizimet e reja.
Vaksinimi do të bëhet i detyrueshëm për punonjësit shëndetësorë. Në të njëjtën kohë, Roma po shqyrton legjislacionin e ri për infermierët dhe mjekët të cilët nuk pranojnë të vaksinohen: nga pezullimi i pagave deri tek pushimi nga puna.
Megjithatë, si një rrugë e mesme, për të shmangur çështjet gjyqësore, është e mundur të futet mundësia e transferimit të atyre që nuk pranojnë të vaksinohen, në mënyrë që të mos bien në kontakt me pacientët.
Në sistemin shëndetësor kombëtar të Italisë vetëm 2% e mjekëve dhe rreth 1% e infermierëve thonë ‘jo’ për tu vaksinuar.
Ish-kryeministri Giuseppe Conte mbështeti “fuqinë e bindjes”. Mario Draghi ka vendosur që nuk është e mjaftueshme dhe se nuk është vetëm çështje gjykimi dhe ndjeshmërie personale. g.v/abcnews.al