Xhemi Shehu heq dorë nga flokët bjonde, ndryshimi i papritur në look na la pa fjalë

schedule13:58 - 29 Mars, 2021

schedule 13:58 - 29 Mars, 2021

Xhemi Shehu është një ndër moderatoret më të dashur të ekranit shqiptar. Prej disa muajsh, Xhemi ka hequr dorë nga televizioni për t’ju përkushtuar familjes dhe sigurisht dhe vetes. Flokët bjonde e kanë karakterizuar Xhemin duke i dhënë më shumë hijeshi, por një ndryshim që ka bërë së fundmi në look i surprizuar ndjekësit.

Ajo ka publikuar një fotografi në Instastory, në të cilën shihet me flokët e lyera në ngjyrë karrote. Megjithëse jemi mësuar ta shikojmë me flokët bjonde, dhe kjo ngjyrë i rri mjaft bukur moderatores. Kujtojmë që Xhemi ka deklaruar më parë se është tërhequr përfundimisht nga ekrani.

“Nuk kam fare ambicien që të bëj programe të tjera. Kështu që me shumë gjasa i bie që unë jam tërhequr dhe e kam mbyllur njëherë e mirë me televizionin, sepse nuk është se mendoj se do bëhet diçka po aq e mirë sesa ‘Portokalli’-a dikur, sepse kjo që po shohim tani nuk mendoj se është maksimumi i atij spektakli. Ose mbase dhe është ezauruar dhe me kohën.”, është shprehur ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!