Elseid Hysaj ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Napolin. Rinovimi është një çështje e mbyllur dhe agjenti po punon për t’i gjetur një skuadër të re shkodranit të kombëtares kuqezi.
E ardhmja e mbrojtësit të djathtë do të jetë sërish Serie A me shumë mundësi. Mediat italiane raportojnë se tre janë skuadrat në garë për shërbimet e 27-vjeçarit.
Ata janë Milani, Roma dhe Lazio. Kuqezinjtë kanë dalë në skenë kohët e fundit, pasi menaxheri Giuffredi ia ka ofruar lojtarin shqiptar drejtuesve të klubit të famshëm.
“Djalli” ka nevojë për një përforcim në krahun e djathtë dhe nëse vendos të mos investojë te portugezi Dalot, Hysaj do të ishte një opsion interesant, duke llogaritur që është një operacion pa kosto të lartë. /abcnews.al